Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka deklaruar se nuk është lejuar që të hyjë në territorin e Kosovës.
Sipas raportimeve të KO, Petkoviq ishte nisur që të marr pjesë në një përurim të një sheshi në një prej fshatrave të Gjilanit, megjithatë është kthyer mbrapsht në kufi.
Konstruktimin e këtij sheshi e kishte financuar pikërisht zyra e drejtuar nga Petkoviq.
Në këtë ngjarje raportohet se morën pjesë një numër i madh serbësh përfshirë këtu edhe kreun e Listë Serbe, Goran Rakiq.