​Mali i Zi sot shënon Ditën e Shtetësisë

Lajme

​Mali i Zi sot shënon Ditën e Shtetësisë

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Dita e Shtetësisë shënohet për të kujtuar 13 korrikun e vitit 1878, kur Mali i Zi në Kongresin e Berlinit u pranua si shtet i pavarur, si dhe 13 korrikun e vitit 1941, kur populli malazez filloi kryengritjen kundër fashizmit.

Në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006, 55,5 për qind të qytetarëve të cilët kanë dalë në referendum janë shprehur për pavarësinë e Malit të Zi.

Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti Mali i Zi u bë anëtari i 192-të i Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës, ndërsa para dy vitesh është pranuar në NATO./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat