Ish Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, sot ka raportuar në Policinë e Kosovës se në shtëpinë e saj në Çagllavicë kanë hyrë hajnat dhe i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe stolish të çmuara nga ari.
Mësohet ekskluzivisht se shtëpia e bukuroshes Agnesa Vuthaj në Çagllavicë ka qenë objektiv i hajnave dhe asaj i është vjedhur një sasi e madhe e parave cash dhe stolive të arit.
Vjedhja mësohet është raportuar edhe nga vetë ajo në Policinë e Kosovës.
Media ka kontaktuar me ish-missin Agnesa Vuthaj, e cila pasi i ka dëgjuar pyetjet rreth vjedhjes në shtëpinë e saj, e ka ndërprerë thirrjen dhe më nuk është lajmëruar fare.
Pre e hajnave gjatë muajit të kaluar ka qenë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, të cilit në banesën e tij hajnat ia vodhën rreth 50 mijë euro cash.
Media ka provuar ta konfirmojë në Policinë e Kosovës këtë vjedhje në Çagllavicë, por deri më tani ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje.