Vuçiq thotë se shqiptarët po përgatisin aksion kundër serbëve: Kam frikë...

Lajme

Vuçiq thotë se shqiptarët po përgatisin aksion kundër serbëve: Kam frikë...

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 22:30
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sonte për situatën në Kosovë, teksa ka thënë se shqiptarët po përgatiten për një aksion kundër serbëve, raporton B92.

Megjithatë, Vuçiq deklaroi se askush nuk e ka ftuar në raundin e ri të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është më 19 korrik.

Askush nuk më thirri. Ata po provojnë diçka, nuk e di se çfarë. Nuk ka shumë kuptim, ata po përgatiten për aksion kundër serbëve.

Fatkeqësisht, mendoj se disponimi në mesin e serbëve është shumë i vështirë dhe shumë keq. Kam frikë dhe do të bëj çmos për të ruajtur paqen” , tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat