Stano: Pasi kërkesa e dytë ishte në harmoni me marrëveshjen për vizita zyrtare - Prishtina do duhej ta lejonte vizitën e Petkoviçit

Lajme

Stano: Pasi kërkesa e dytë ishte në harmoni me marrëveshjen për vizita zyrtare - Prishtina do duhej ta lejonte vizitën e Petkoviçit

Nga: F. B. Më: 14 korrik 2022 Në ora: 08:17
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se vizita e sotme e shefit të delegacionit serb në bisedime Petar Petkoviç ishte e paralajmëruar në harmoni me procedurat që dalin nga marrëveshja për vizita dhe u dashtë të lejohet nga institucionet në Prishtinë, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Në një prononcim për medie , zëdhënësi Peter Stano ka theksuar se BE ditëve të fundit ka pranuar dy njoftime lidhur me synimin që Petar Petkoviç ka për të vizituar Kosovën.

"Njoftimi i parë për vizitë nga Petkoviç nuk ishte në harmoni me marrëveshjen për vizita zyrtare, me të cilën rregullohet procedura e njoftimit fhe kryerja e vizitave. Ndërsa njoftimi i dytë, ishte plotësisht në harmoni me aranzhimin e vizitave, andaj ajo duhej të lejohej” ka shkruar Stano në përgjigjen e shkruar për “Tanjug”.

Zëdhënësi i BE-së ka shtuar se vizitat zyrtare ndërmjet Beogradit edhe Prishtinës luajnë rol me rëndësi në avancimin e procesit të normalizimit të raporteve dhe mirëkuptimit dhe nuk duhet të politizohen.

"BE apelon në dy palët që në qëllimin e mirë të zgjidhin mospajtimet e këtilla në dialog duke shfrytëzuar vendosjen e kanaleve për komunikim oficerët për ndërlidhje. Të dy palët duhet të respektojnë marrëveshjet e mëhershme dhe të i përmbushin ato që janë në pritje, përfshirë ato që kanë të bëjnë me vizitat zyrtare” ka përfunduar Stano.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat