Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sonte ka qenë i pranishëm në Kamenicë ku ka luajtur një lojë të basketbollit me kryetarin e kësaj komune, Kadri Rahimaj si dhe me anëtarë të kabinetit të tij e aktivistë të tjerë.
Anëtari i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kerceli, ka paralajmëruar se lojërat do të vazhdojnë edhe në komuna tjera.
“Sonte në Kamenicë bashkë me Glauk Konjufca e Kadri Rahimaj.
Cila është komuna e radhës?”, ka thënë ai.