Ministri kroat, Vuçiqit: Zotëri, s’po shkon në det, Serbia s’është përballur me të kaluarën

Lajme

Ministri kroat, Vuçiqit: Zotëri, s’po shkon në det, Serbia s’është përballur me të kaluarën

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 12:26
Grliq Radman

Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë Gordan Grliq Radman po mban një konferencë për media lidhur me ndalimin që iu bë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që të hyjë në Kroaci.

Grliq Radman tha se kanë marrë vesh në rrugë jozyrtari se Vuçiq e kishte ndërmend ta vizitonte Jasenovacin dhe Pakracin.

“Është e pazakontë që ne të mësojmë për këtë në mënyrë jozyrtare”, tha ai.

“Kujtojmë se me rastin e çdo vizite të zyrtarëve të huaj, koha, rasti dhe plani i vizitës duhet të jetë pjesë e marrëveshjes mes dy palëve. Kroacia nuk është e informuar, kjo është e papranueshme për Kroacinë dhe e konsiderojmë të keqe. Ne mendojmë se kjo nuk është e sinqertë, se kjo nuk tregon respekt”, shtoi Radman. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat