Publicisti dhe analisti politik serb Tomislav Kresoviq ka paraqitur informacione” tronditëse” për Marko Millosheviqin, djalin e ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Millosheviq.
Kresoviq pretendon se Marko Millosheviq është kreu i një karteli serioz dhe ai është një nga bosët e mafies ruse.
Marko Millosheviq është tani një nga bosët ndërkombëtarë të mafies ruse mes Azisë dhe Evropës.
Ai drejton një kartel serioz mafioz. Marko po kthehet por punët e tij janë këtu – ka pas thënë Kresoviq në një intervistë, shkruan gazeta serbe MONDO
Kresoviq pretendon se e di se Marko tani flet rrjedhshëm rusisht dhe se ai, mund të jetë nën vëzhgimin e shërbimit të inteligjencës ruse si djali i ish-presidentit të Jugosllavisë.