Regjisori Sokol Plakolli i pakënaqur me konkursin për udhëheqës artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës po vazhdon protestën e tij pranë Qeverisë së Kosovës.
Plakolli po pretendon se i janë vjedhur pikët në këtë konkurs.
Edhe sot gjatë ditës, regjisori kosovar u pa para Qeverisë, por ndryshe nga herët e tjera ku ai dhe fliste, kësaj radhe protestonte në një mënyrë tjetër.
I ulur në tokë, Plakolli kishte vendosur që në gojë të vendoste ngjitës.