Humanisti Halil Kastrati ka takuar sot Stjepan Mesiç, mikun e madh të shqiptarëve.
Mesiç u zgjodh sot qytetar nderi në Prizren e në mesin e shumë mysafirëve ishte edhe humanisti, Halil Kastrati.
Ai postoi një fotografi në llogarinë e tij në Facebook duke thënë se ishte nder për të dhe gjithë shqiptarët.
“Nder per te gjithe Shqiptaret e ne veçanti per Prizrenin qe zgjodhi Qytetar Nderi z. Stjepan Mesić”, ka shkruar Kastrati.