Historia e vajzës bukuroshe nga Diaspora – si e ngacmuan policët e Kosovës duke i shkruar në Facebook

Lajme

Historia e vajzës bukuroshe nga Diaspora – si e ngacmuan policët e Kosovës duke i shkruar në Facebook

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 21:46
Gresa

Gresa Morina është lindur dhe rritur në Zvicër. Por, me vendlindjen e prindërve të saj, Kosovën, ka një lidhje të veçantë. Ajo është bërë virale me videot e saj në “Tik-Tok”, ku me ndjekësit që ka ndan gjithçka nga jeta që ajo sheh në Kosovë.

Ndërsa, ajo që i pengon më së shumti janë njerëzit materialistë dhe rritja e çmimeve.

Ndryshe, duke folur për “Era Verë”, ajo tha se ka pasur raste kur është ndjerë në siklet nga Policia e Kosovës.

Tregoi pikërisht së fundi kur ka ardhur posa ka kaluar kufirin ishte ndaluar nga policia. “Më dënuan, ma morën lejen, disa ditë më vonë na kanë shkruar në Facebook”, tha pos tjerash Gresa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat