Zbulohet se si e mori Elvis Kelmendi kontrollin e transportit të drogës pas konfliktit me babanë

Lajme

Zbulohet se si e mori Elvis Kelmendi kontrollin e transportit të drogës pas konfliktit me babanë

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 08:35
Elvis Kelmendi

Kanë kaluar një javë nga arrestimi i Elvis Kelmendit, djalit të bosit të drogës në rajon, Naser Kelmendit. Mediat boshnjake kanë publikuar detaje nga hetimi që po zhvillohet për të dhe grupin e tij.

Sipas informacioneve nga hetimi, Naser Kelmendi vitet e fundit ka pasur marrëdhënie të këqija me djalin e tij Elvisin, i cili u arrestua javën e kaluar dhe do të qëndrojë në paraburgim për të paktën tridhjetë ditë. Arsyeja, siç raporton Istraga, janë pikërisht punët që lidhen me krimin e organizuar.

Naser Kelmendi kishte kuptuar se djali i tij Elvisi para disa vitesh në një hotel të Beogradit kishte dhënë një deklaratë te prokurori i shtetit Dubravko Çampara (me video incizim) në të cilën kishte pohuar se babai i tij ka organizuar vrasjen e Ramiz Delaliq Çelës.

Në aplikacionin Sky, emri i i koduar i Elvisit ishte “Besa Besë”. Ai gjithashtu përdorte herë pas here emrin Cateya.

Sipas dokumenteve të Prokurorisë së Bosnjës e Hercegovinës, Elvis Kelmendi merrte sasi të mëdha droge në Turqi, të cilën më pas e transferonte në territorin e Europës përmes rrugës ballkanike, nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë.

“Për këtë punë Elvis Kelmendi dhe Ajlin Ahmiq e kanë punësuar Dragan Gajiqin, Vlatko Blazheviqin dhe një farë Mileto, të cilët si pjesë e grupit kanë pasur rolin e transportit të lëndëve narkotike nga territori i Turqisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë për në territorin e Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë dhe vendeve të tjera të BE-së”, ka deklaruar prokurori i shtetit Jermin Pashiq,me urdhër të të cilit u arrestuan Kelmendi dhe Ahmiq.

Sipas të njëjtave dokumente të prokurorisë, Anel Sejfoviq ka marrë përsipër disa nga drogat që i janë dorëzuar Bosnjë-Hercegovinës, të cilët përmes bashkëpunëtorëve të tij i shitur në sasi më të vogla në rrugët e Sarajevës. Elvis Kelmendi dhe Ajlin Ahmiq e transferuan pjesën më të madhe të drogës në Split, Zagreb dhe Dubrovnik. Ata u ndihmuan nga anëtarët e grupit kriminal që fshiheshin pas emrave të koduar Raketa, Baltazar dhe Al Capone në aplikacionin Sky. Transportin e drogës nga Turqia e merrte një farë Titi i cili përdorte emrin e koduar “Tiger1” në aplikacionin Sky.

Me organizimin e transportit të drogës nga Turqia në Europë, Elvis Kelmendi, në fakt vazhdoi biznesin familjar të babait të tij Naserit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat