Vdes ish-zyrtari i BIA’s që kryente atentate në emër të Millosheviqit

Lajme

Vdes ish-zyrtari i BIA’s që kryente atentate në emër të Millosheviqit

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 11:20
Milorad Braçanoviq

Ka vdekur ish-zyrtari i BIA-s në Serbi, Milorad Braçanoviq, i cili kryente atentate derisa punonte si nënkryetar i shërbimit inteligjent famëkeq në kohën e kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq.

Ai u dënua ligjërisht me dy vjet burg për mosraportim për përgatitjen e vrasjes së ish-presidentit serb Ivan Stamboliqit dhe vrasjen në tentativë të ish-ministrit të Jashtëm, Vuk Drashkoviqit në Budva.

Në shërbimin inteligjent ai hyri në vitet e 70-ta. U emërua zëvendësdrejtor i BIA-s pas ndryshimeve të 5 tetorit dhe e mbajti atë detyrë deri në fillim të shkurtit 2003.

Pas vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiq në mars të po këtij viti, Braçanoviq u arrestua si pjesë e për shkak të dyshimit të bazuar se gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, shkruan Telegraf.rs

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat