Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka takuar presidentin e Egjiptit Abdel Fattah Saeed Hussein Khalil el-Sisi.
Sipas tij, gjatë bisedës është konstatuar se ky shtet mbetet me qëndrimin e njohjes së ngrirë të Kosovës.
Ai tha se Serbia e vlerëson lart qëndrimin se “Kajro nuk voton për anëtarësimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare”.
Sipas mediave serbe, Daçiq përcolli se Kuvendi i Serbisë tradicionalisht është i interesuar për bashkëpunim me kolegët nga Egjipti.