Dy djemtë e ish deputetit të PDK-së, Latif Gashit, janë ndaluar nga Policia e Kosovës pas një përleshje fizike që dyshohet se ka ndodhur pas një aksidenti në Prishtinë.
Lindtrim dhe Fidan Gashi, janë dy djemtë që janë ndaluar nga policia.
Lajmin e ka konfimuar avokati Naim Rudari.
Ai tha që ata janë ndaluar nga Policia e Kosovës.
“Jam i informuar se kanë qenë të përfshirë në një aksident”. I pyetur për motovet e përleshjes, Rudari thotë se nuk ka informacion.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e mërkurë.
Edhe Policia e Kosovës ka raportuar për një përleshje në Rrugën B, ku raporothet se ishin të përfshirë katër persona.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në njërin nga aksidentet janë përfshirë dy vetura, ndërkaq për rrjedhojë disa persona janë përfshirë në rrahje pas aksidentit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar për në stacion dy persona”, ka thënë Ahmeti.