Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit gjatë fjalimit të tij ka thënë se kur të përmendet Hashim Thaçi, të gjithë duhet të ngrihen në këmbë.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe djali i ish—presidentit Hashim Thaçi i cili përmes një postimi në Instagram ka shpërndarë deklaratën e fjalimit të Edi Ramës.
Në Kuvend, është duke u diksutuar ndërkohë projektrezoluta kundër raportit të Dick Marty-t për krime lufte në Kosovë.
Një rezolutë kjo, e paraqitur nga Partia Socialiste, me qëllim kërkesën për zhbërjen e aktakuzave të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mes të cilëve edhe vetë Hashim Thaçi.
Ky i fundit, gjendet në paraburgim nën akuzën e krimeve të luftës, së bashku me politikanë të tjerë të nivelit të lartë në Kosovë.
Këtu mund ta shihni videon: