Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar fotografinë e ministres Artane Rizvanolli, ku shihet duke u kotur në Kuvend.
Ajo e ka krahasuar atë me fotografinë e Ramush Haradinajt, kur ky i fundit atëherë kryeministër, ishte kotur në Kuvend.
Ajo ka ironizuar edhe me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se Besnik Bislimi s’po fle as natën.
“Jo për ta sulmuar e përqeshur në asnjë formë dhe asnjë rrethanë znj. Rizvanolli por mu kujtua fotoja e Ramushit qe e paten ba virale mercenaret e VV-së, s’paten la bre gja të zezë pa thanë për muaj të tërê. Keta mirë boll Besnik Bislimi s’po mun flen as natën”, shkruan ajo.