Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka zhvilluar një sondazh në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri, ku vetëm 13% e serbëve pranojnë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë me kufijtë ekzistues.
74% e të anketuarve në Kosovë, 70% në Serbi, dhe 92% në Shqipëri e mbështesin dialogun mes dy vendeve.
Ndërkohë, 75% e kosovarëve dhe 77% e shqiptarëve janë në favor të marrëveshjes finale me njohje në kufijtë ekzistues.
Në publikimin e QKKS-ës, gjithashtu u treguan të dhëna se sa përkrahet nisma e bashkëpunimit rajonal “Ballkani i Hapur” .
Në Shqipëri e Serbi, kjo iniciativë ka mbështetje më të madhe pasi të dyja vendet janë anëtare.
Ndërsa, në Kosovë e cila ende pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur” përkrahja është e vogël, sipas anketës.