Nëna e Marigonës kërcënohet nga Facebooku i “Dardan Krivaqës”, alarmohet familja Osmani

Lajme

Nëna e Marigonës kërcënohet nga Facebooku i “Dardan Krivaqës”, alarmohet familja Osmani

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 20:41
Marigona Osmani dhe Dardan Krivaça

Familjen e Marigona Osmanit nuk po e lënë rehat as pas vrasjes së saj.

Nëna e të ndjerës një ditë më parë u kanos në rrjete sociale nga dikush që u paraqit si vrasësi i të bijës, Dardan Krivaqa.

I njëjti, sipas burimeve të medias, 43 vjeçaren tani e kërcënoi me vajzën tjetër, motrën e Marigonës.

Pos nënës, i njëjti profil tentoi të kontaktojë edhe me vetë motrat Osmani, derisa të njëjtat e bllokuan në rrjete sociale të dyshuarin. Media ishte edhe tek familja Osmani por të njëjtit përvec që e konfirmuan rastin e ndodhur nuk deshën të flasin me arsyetimin se po frikësohen se kërcënimet e tilla mund të shtohen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat