Vulin: Teksa ky person është i lirë, ekziston rreziku i vrasjes së Vuçiqit

Lajme

Vulin: Teksa ky person është i lirë, ekziston rreziku i vrasjes së Vuçiqit

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 16:23
Aleksandar Vulin dhe Aleksandër Vuçiq

Ministri i Punëve të Brendahme të Serbisë, Aleksander Vulin, ka deklaruar se ende ekziston, siç thotë ai, rreziku i vrasjes së presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Sipas Danas, Vulin tha sot se teksa Radoje Zvicer është ende i lirë, vrasje e Vuçiqit është e mundur.

“Përderisa (Radoje) Zvicer është i lirë, vrasja e Vuçiqit është e mundur, ne nuk e dimë se kush qëndron pas klaneve dhe derisa kjo të zbulohet, kërcënimi për jetën e presidentit rritet çdo ditë”, citohet të ketë thënë Vulin për Happy TV.

“Një nga të pandehurit ka pranuar se ka vrarë pesë persona dhe do të ketë më shumë viktima, jam i sigurt për këtë”. Sa i përket policisë, ne e bëmë punën tonë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat