Në një intervistë për gazetën “Blic” ambasadori amerikan Kristofer Hill ka fol rreth situatës së përgjithshme në Serbi, situatën globale rreth konfliktit të Ukrainës por edhe rreth mungesës së përparimit në dialogun mes Kosovës edhe Serbisë, transmeton “Bota Sot”,
I pyetur rreth dialogut dhe mundësisë së angazhimit të ShBA-ve dhe të tij më të madh në këtë çështje, pasi ndërmjetësuesi i dialogut BE ka probleme jo vetëm të i takojë liderët e mos të flasim për arritjen e marrëveshjes, Hill ka thënë se përveç çështjeve madhore si janë çështja energjetike dhe sanksionet, çështjet tjetër e madhe aktuale është edhe ajo e Kosovës, për çka jam i shqetësuar me mungesën e përparimit.
"Jam i shqetësuar me mungesën e përparimit në dialog, nuk di cila do të ishte masa e harmonishme e përfshirjes së ShBA-ve, por edhe BE ka këndvështrimin specifik dhe qëndrimin e saj që është se dialogu pastron rrugën e anëtarësimin në BE. Në fund të fundit, ka përvojë nga e shkuara se nuk do të përfshijë vende që do sjellin probleme sepse kanë mjaftueshëm probleme- koncepti i dialogut është të pastrohen problemet para hyrjes në BE”, tha Hill.
Besoj shtoi Hill, se është e nevojshme që ShBA të luajnë një rol në dialog, qëllimet i kemi të njëjta dhe jemi në kontakt ditor me BE, besoj se tash raportet tona janë më të forta se para 20 viteve dhe duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe shkëmbejmë mendimi se çfarë roli mund të ketë ShBA. Nuk është mirë që dialogu të zgjatet pas asnjë lëvizje, mendoj se të gjithë duhet të tubohemi edhe të mendojmë si të arrihet përparimi, disa nga ato vendime janë të rënda, por askush nuk kërkon nga askush të përmbush vendime që nuk janë në interesin e tij.
Lidhur me përfshirjen e mundshme të tij në dialog, ambasadori amerikan tha inkurajojmë pushtetin aktual të vazhdojë dialogun. Për shembull, ka elemente në dialog të cilave iu duhet përparimi dhe unë kam shpreh disa ide, por më e rëndësishme është që BE dhe ShBA të punojnë së bashku, sepse është interes i përbashkët që dialogu të përmbyllet.
Ndërsa nëse në mungesën e përparimit ka faj edhe Amerika, pasi qasja ndryshon me ndryshimin e presidentëve dhe kohës kur Grenel synonte në ekonomi, ndërsa me ardhjen e Bajden çështja ju la BE-së, Hill tha ekipi amerikan udhëhiqet nga diplomati i aftë Eskobar dhe nuk pajtohem se ShBA ju la çështjen evropianëve.
"Ekipi i Departamentit të Shtetit drejtohet nga diplomati i aftë Eskobar dhe nuk pajtohem me vlerësimin tuaj se ju la BE-së. Mendoj se ata po punojnë me përkushtim, përmendët Grenellin që kishte synim ndryshimin e fokusit në ekonomi. Po ashtu mendoj se çështjet ekonomike janë me rëndësia, por realiteti është se nuk bëhet fjalë vetëm për politik apo vetëm për ekonomi, por të dyja bashkë. Kur shihni zgjidhjet që ishin vepruese në Ballkan, përherë janë përfshirë të gjitha elementet së bashku".
Në fund të fundit, secili që ka një propozim është i mirëseardhur ta shpreh dhe nuk do kritikoj njerëzit që angazhohen për përmirësimin e situatës. Besoj se ideja aktuale që nënkupton punën e afërme me BE do të sjell deri te ajo që në fund të kemi raporte më të mira rajonale dhe proces të shpejt të zgjerimit.