Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka pritur sot në takim kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, me të cilin ka biseduar mbi rrjedhat politike në Luginë të Preshevës dhe rajon.
Në këtë takim, Kamberi ka falënderuar Ahmetin për mbështetjen e dhënë gjatë betejës për përfaqësim parlamentar.
“Mbështetja që si koalicion kemi marrë në hapësirat mbarë-shqiptare na dëshmon se në misionin e avancimit të statusit demokratik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk jemi vetëm”, shkruan Kamberi në Facebook.