Rrahu nxënëset më rrip, ngritet aktakuzë ndaj arsimtarit në Dragash

Lajme

Rrahu nxënëset më rrip, ngritet aktakuzë ndaj arsimtarit në Dragash

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 23:38
Besar Zejnullahu

Ndaj një profesori të matematikës në shkollën “Hilmi Bahtijari” në Blaq të Dragashit është  ngritur aktakuzë në prokurori, pasi dyshohet për dhunë fizike dhe psiqike ndaj nxënësve të tij.

Njëri nga prindërit e nxënësve të tij e kishte paraqitur rastin në polici.

Besar Zejnullahu, prindi në fjalë, në Edicionin Special ka thënë se profesori për katër vjet me radhë i kishte rrahur nxënësit e tij edhe me rrip.

“Jam munduar t’i dërgoj fjalë nëpërmjet hoxhës por ai prapë ka vazhduar. Më pas vendosa të shkojë në polici, fëmijët nuk kanë treguar se janë të frikësuar, ata frikësoheshin se do t’ua  humbte vitin, atyre ua ka mbyllur 1-sh dhe tani janë në provim”.

“Ai fëmijët i ka trembur, nuk është njeri që kuptohesh me fjalë, ai është njeri i dhunës. Kemi video të tij duke ofenduar dhe shkaktuar dhunë psiqike tek fëmijët”,ka thënë Zejnullahu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat