Për nderë të Ditës së policëve të rënë në krye të detyrës, Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet.
Kjo rrugë ka qenë e bllokuar nga objekti i Kryeprokurorit të Shtetit deri te objekti i KQZ-së, ndërsa para objektit të Policisë është paraparë një aktivitet në nderim të policëve të rënë në detyrë.
Automjeteve iu pamundësua qarkullimi i lirë, të cilëve iu shkaktua nervozizëm.
Disa qytetarë thanë se gllokimi i kësaj rruge ka qenë i panevojshëm.
Qeveria e Kosovës ka vendosur që 26 korriku të shënohet si Dita e policëve të rënë në krye të detyrës, në nderim të rënies së Enver Zymberit në veri të Kosovës, më 26 korrik të vitit 2011.