Policia e Kosovës sot ka njoftuar se dje në Leposaviq ka arrestuar dy francezë, të cilët dyshohet se në mënyrë ilegale e kanë kaluar nga territori i Serbisë në atë të Kosovës. Ndaj tyre, tashmë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata përkatëse caktimin e masës së paraburgimit.
Një automjet i tipit “Land Rover”, me ngjyrë të bardhë e targa ruse është ndaluar dje rreth orës 17:50, në fshatin Jashanicë të komunës së Leposaviqit.
Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore ka njoftuar se është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.
“Ju informojmë që Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona me iniciale B.R., dhe A.V., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare””, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.