Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për një rast grabitjeje që ka ndodhur më 22 korrik 2022 në Prizren.
Në atë rast dy të dyshuar me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë, nga një femër.
Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të të dyshuarave mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikimin e tyre.
Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe rrjedhimisht arrestimit të tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) dhe 029 244 740- Stacioni Policor Prizren.