Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i është përgjigjur deklaratave të djeshme të Presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq i cili e akuzoi atë për Marrëveshjen me Kishën Serbe.
Ndër Abazoviq duke komentuar deklaratën e Gjukanoviq ka thënë se Presidentin e Malit të Zi tashmë e kanë gjykuar votuesit.
“Atë tashmë e kanë gjykuar votuesit, për gjyqe e për histori duhet të presim, unë jam i gatshëm. Unë jam shumë i përgatitur për të gjitha, a janë edhe të tjerët të gatshëm do ta tregojë koha”, ka thënë Abazoviq.
Dje Presidenti i Malit të Zi foli fjalë të ashpra ndaj Kryeministrit Abazoviq duke thënë se Abazoviq nuk mund ta shmang përgjegjësinë historike.
Sipas Gjukanoviqit, me nënshkrimin e marrëveshjes Serbia “mori një dhuratë nga ëndrrat e tyre historike” nga kryeministri i Malit të Zi.
“Cilido qoftë motivi për këtë, asnjë organ shtetëror apo individ nuk do ta mund të shmangë përgjegjësinë historike”, tha Gjukanoviq.
Presidenti malazez është ka goditur kryeministrin e tij edhe për qëndrimin ndaj Ballkanit të Hapur.
Ai vlerësoi se qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut