Presidenti serb: Në Bruksel nuk ka dialog derisa është Kurti aty

Lajme

Presidenti serb: Në Bruksel nuk ka dialog derisa është Kurti aty

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 22:36
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sonte se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e shqetëson atë.

“Kërkoj nga forcat mbrojtëse që të na ndihmojnë dhe të përmbahen dhe të arsyetojnë me Albin Kurtin”, theksoi ai.

Sa i përket dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai deklaroi se nuk ka asgjë nga kryeministri Kurti.

“Në Bruksel nuk ka dialog derisa është Kurti, njeriu ka vendosur të mos bëjë asnjë dialog”. 

Ai shtoi se do të shkojë gjithmonë për një bisedë, por se “nuk di se për çfarë të flasë me të”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat