​Ministrja Xhaçka shprehet se Qeveria e Kosovës tregoi pjekuri

Lajme

​Ministrja Xhaçka shprehet se Qeveria e Kosovës tregoi pjekuri

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 13:51
Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e konsideroi sot vendimin për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA dhe BE.

Si një akt të mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës. Xhaçka tha se “Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj”.

“Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale.

Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat