Koloneli i Shërbimit të kundër-zbulimit serb, Ljuban Karan thotë se BE nuk është në gjendje të zgjidh çështjen e Kosovës, sipas tij Prishtina me aksionet e saj dëshiron spastrimin etnik të serbëve, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.
Karan ka theksuar se BE nuk lshtë në gjendje të zgjidh çështjen e Kosovës dhe se Serbia më së miri është që zgjidhjen e problemeve atje ta kthejë në OKB.
“Prishtina ka strategji që shtetësinë e vetë ta arrij përmes spastrimit etnik të serbëve, nuk janë njerëzit aq të fortë që të i qëndrojnë secilit presion, posaçërisht presionit me fëmijë të pafuqishëm. Pas kësaj vjen te vendimi për braktisjen e Kosovës, mua më ka entuziazmuar korpusi i veprimeve atje, dua të kthehem në injorimin e Lajçakut nga Kurti, prandaj BE nuk është në gjendje të zgjidh problemet, nuk ka potencial dhe është nën hijen e fuqive të mëdha para së gjithave të ShBA-ve”, tha Karan.
“Mendoj se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të kthehet në OKB atje ku ai mund të zgjidhet, Lajçak propozon diçka, kjo injorohet nga Kurti, ndërsa një ambasador i rangut më të ultë nuk respekton fjalën e tij”, tha ai.
Ndërsa Vlladisllav Jovanoviç diplomat i karrierës tha se “Kur flitet për Kosovën politikën atje e udhëheq perëndimi”.
“Shikuar nga jashtë, situata në Kosovë dukej shumë dramatike. Kur situata u qetësua, shihet se e gjithë kjo u rregullua faktikisht me dëshirën që të tregoj deri sa zgjatet vendosmëria e Serbisë në kundërshtimin e ndarjes së Kosovës nga Serbia. Politikën e udhëheq perëndimi kur flitet për Kosovën dhe këto faza me realizimin përfundimtar të qëllimit niset nga perëndimi. Prishtina asgjë nuk mund të bëjë e vetme që do ta rrezikonte atë dhe interesat e veta”, deklaroi Jovanoviç.