Tensionet në veri të Kosovës/ Meta publikon mesazhin: Beogradi të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale

Lajme

Tensionet në veri të Kosovës/ Meta publikon mesazhin: Beogradi të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 17:25
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur dhe njëherë shqetësimin e tij mbi situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Meta ka postuar në rrjetin social Facebook, një video nga konferenca e ditës së sotme ku i bënte thirrje Beogradit që të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës.

Sipas Metës, Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë ngushtë kundër krimit të organizuar.

Postimi i Ilir Metës:

Beogradi të heqë dorë menjëherë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës. Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë ngushtë kundër krimit të organizuar, edhe përmes Interpolit dhe Europolit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat