Ambasadori italian flet pas situatës në veri

Lajme

Ambasadori italian flet pas situatës në veri

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 17:57
Antonello De Riu

Italia mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe shtyn për një moderim të toneve dhe veprimeve nga të dyja palët.

Këtë e ka përsëritur Ambasadori italian në Prishtinë, Antonello De Riu, në një prononcim për Agnencinë italiane të lajmeve “Nova” lidhur me tensionet e ndodhura dje mes dy Vendeve, për shkak të hyrjes në fuqi, të shtyrë më pas për një muaj, të dy masave të vendosura nga Qeveria e Prishtinës: regjistrimi i targave të makinave dhe dokumenteve të përkohshme për qytatarët e etnisë serbe.

De Riu thekson se, Italia e mirëpret “vendimin e Prishtinës për t’u dhënë qytetarëve serbo-kosovarë një periudhë më të gjatë kohore, më vetëdijen se masat në fjalë, siç theksoi edhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, janë plotësisht legjitime sipas marrëveshjeve të mëhershme të Brukselit.”.

Po ashtu, Ambasadori thekson se, uron që autoritetet e Kosovës “të bëjnë të gjitha përpjekjet për t’u komunikuar qartë qytetarëve që banojnë në veri, procedurat e reja për hyrjen dhe daljen e njerëzve dhe automjeteve, duke siguruar një kohë të përshtatshme për zbatimin e tyre”.

Njëherit thekson, “urojmë fort që Prishtina dhe Beogradi të angazhohen me të vërtetë për të siguruar që lëvizja e lirë e qytetarëve të tyre përkatës të sigurohet në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian, ku të dyja vendet dëshirojnë të bëhen pjesë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat