Ukraina do ta tërheq kontigjentin e saj prej 40 ushtarësh që veprojnë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë.
Kështu thuhet në një njoftim të Forcave të Armatosura të këtij vendi.
Tërheqja e tyre bëhet në pajtim me dekretin e nxjerr nga presidenti Volodymyr Zelensky, të datës 7 mars disa javë pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainës.
“Kthimi i kontigjentit kombëtar të Ukrainës do të nënkuptojë një ndërprerje të përkohshme të pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it”- thuhet në njoftimin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s.
Forcat ushtarake ukrainase kanë shërbyer në Kosovë që nga viti 1999, përmbi 20 vite në kuadër të forcave paqëruajtëse të KFOR-it.
E komandanti i KFOR-it ukrainas Ivan Nastenko, pranoi publikisht se për shkak të detyrës që ka këtu ndihet i turpëruar që nuk gjendet përkrah bashkëluftëtarëve në vijën e frontit në Ukrainë.
Ndërkaq, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, tha se edhe ajo ishte jashtë Kosovës gjatë luftës, duke u munduar kështu ta ngushëllonte atë.