Ajo që ka ndodhur para disa ditëve në Kosovë është dëshmi se kjo nuk është rruga që do të sjell rezultate që janë të pranueshme për Serbinë, më së paku për serbët e Kosovës ka thënë Milovan Bozhinoviç ish-ambasadori i Serbisë në Berlin dhe Vjenë dhe anëtar i këshillit të politikës së jashtme “Qendra e Serbisë” e Zdravko Ponosh, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.
"Përgjigja në pyetjen nëse Serbia është në gjendje që me aksione diplomatike dhe ndonjë iniciativë të pamundësoj masat reciproke të Kosovë nga pushteti atje e ka dhënë ambasadori amerikan në Prishtinë që tha se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë pas të gjithë sjelljes së Prishtinës. Këtë e sqaroi me atë se masat e reciprocitetit janë bosht i shteteve të pavarura ", tha Bozhinoviç.
Ai ka shtuar se shtyrja e vendosjes së masave për një muaj është një pushim, po tërhoqi vërejtjen se me gjasa mprehtësia e veprimeve nga pala serbe do ulet edhe do të gjendet një zgjidhje.
“Por, kjo nuk do të thotë se shqiptarët heqin dorë nga ajo që kërkojnë. Ka hapësirë për finesa edhe korrektime kozmetike që të duket ndryshe...Posaçërisht në një opinion të kontrolluar si është tek ne. Me kaq media e lexues mund të arrini diçka në atë kuptim, në mjegullimin propagandues të gjërave. Thelbi është se asgjë nuk ndryshon në atë që kërkojnë shqiptarët” tha ai.
Thelbi i çështjes është se Serbia duhet të kërkoj bazë tjetër për dialog me shqiptarët e Kosovës.
“Mënyra e deritanishme duket si një mekanizëm i përsëritjes së qëndrimeve që nuk djell asgjë. Ne në afat mesëm edhe afatgjatë humbim në këtë situatë. Duhet biseduar ndryshe dhe të shihet si të dilet nga e gjithë kjo” tha Bozhinoviç.
Sipas tij, është momenti i fundit apo parafundit që të niset të bisedohet ndryshe. “Mua më habit qëndrimi i Lajçakut që gjatë është këtu e asgjë nuk ka arritur. Në dorën më të mirë ka mund me ton të ashpër ndaj dy palëve, posaçërisht ndaj palës tonë, është bërë tepër me frazat e njëjta...që është diçka që përkeqëson gjendjen e serbëve atje” .
Frikësimi i serbëve në veri me sirenën e alarmi dhe thirrja për barrikadë është piro-teknikë që vetëm se përkeqëson atmosferën e përgjithshme.
"Serbëve të Kosovës do ju duhet shumëçka të përtypin, në njërën anë janë të indoktrinuar, askush deri tash nuk i ka sqaruar cilat drejta do ju hiqen edhe shkurtohen. Por, ata do të mësohen në situatën tjetër dhe kjo është ajo që duhet të mundin në vetvete. Nga ana tjetër, besoj se njerëzit atje kanë kuptim intuitiv me situatën jetësore dhe vetë mund të shohin ku i shpi e gjithë kjo” përfundoi Bozhinoviç.