Dy të rijnë nga Kaçaniku, Qëndrim Shorra dhe Fitim Guri kanë vdekur brenda 24 orëve në Kosovë.
Lajmin për vdekjen e tyre e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Besim Ilazi, i cili edhe është shprehur i tronditur nga këto dy vdekje.
Besim Iliazi në një bisedë telefonike paraditen e së enjtes ka treguar se Shorra dhe Guri kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve.
“I riu Shorra ka qenë në dializë dhe siç duket problemet ju kanë kompliku dhe si shkaktar ka qenë ajo. Kurse, Fitim Guri ka pasë kancer”, tha ai.
Për vdekjen e të rinjve kryetari Ilazi ka reaguar edhe në Facebook, ndër të tjera ai ka shkruar: “Ngushëllime të sinqerta për familjet e dy të rinjëve dhe për të gjithë qytetarët e komunës sonë. Lutemi që kurrë të mos kemi raste të tilla të ndarjes kaq të hershme nga jeta të më të dashurve tanë”.