Vuçiq flet me tone kërcënuese për ngjarjet në veri: Serbia s’është e njëjta, nuk frikësohemi

Lajme

Vuçiq flet me tone kërcënuese për ngjarjet në veri: Serbia s’është e njëjta, nuk frikësohemi

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 22:44
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka vazhduar diskursin e tij viktimizues karshi krizës së fundit në veriun e Kosovës.

Vuçiq sonte ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se është ky i fundit ai që ka shkaktuar krizën.

Presidenti serb tha se ua ka bërë të qartë liderëve botërorë se “ne s’kemi ku të shkojmë”.

Për më tepër, ai akuzoi Kosovën se po “abuzon me situatën në Ukrainë”.

“Duke abuzuar me situatën në Ukrainë, shumë u kthyen kundër serbëve, por Serbia nuk është më e njëjta. Shteti jonë nuk është i frikësuar. Ne do ta mbrojmë Serbinë, dhe ne do t’i përgjigjemi histerisë së tyre të gënjeshtrave dhe thirrjeve për paqe”, tha presidenti serb. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat