Një mërgimtar është shprehur tejet i nervozuar me procesin e ngadalshëm të kalimit në pikën kufitare në Jarinjë.
Ai ka treguar se në këtë pikë kufitare ka deri në 5 orë pritje.
Mërgimtari thotë se kryeministri i ka bërë “telashe” me reciprocitetin, duke besuar se kjo vonesë po vie si shkak i këtij vendimi.
Ai u shpreh i zhgënjyer me Kurtin duke thënë se nuk ka më votë as nga ai e as nga familja 40 anëtarëshe e tij.