Sot është 24 vjetori i rënies heroike të dëshmorit të parë në Zonën Operative të Shalës, Jeton Tërstena, shkruan Vushtrria qyteti antik.
Dëshmori Jeton Terstena kishte rënë në vijën e parë të frontit në fshatin Pantinë më 06 gusht 1998, gjatë luftimeve me ushtrinë dhe altilerinë serbe, njofton Vushtrri qyteti antik.
Sot Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së ka organizuar homazhe në varrezat e dëshmorëve në Bletaj të Vushtrrisë nga ora 12:00, dhe poashtu do të bëhen homazhe edhe në fshatin Pantinë, në vendin ku ka rënë dëshmori Tërstena.
Këtë agjendë e ka publikuar Shoqata e Dëshmorëve të UÇK-së/ Dega në Vushtrri.
Njoftimi i plotë:
Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dega Vushtrri.
N J O F T I M
Se nesër me 06.08.2022, është 24 vjetori i rënies heroike Dëshmorit të-UÇK-së ZOSH Br.142
JETON (AVDYL) TËRSTENA
A GJ E N D A
-Homazhe do të bëhen nesër (e Shtune)me 06.08.2022,nga ora 11:00 ,në varezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Bletaj të Vushtrrisë,dhe nga ora 12:00 ,në vendin rënies në Pantinë të Vushtrrisë.
Dëshmorët janë shtylla e shtetit dhe historia e kombit Shqiptar që nuk harrohet kurrë.
LAVDI Dëshmorit të Kombit. JETON (AVDYL) TËRSTENA LAVDI të gjithë Dëshmorëve të Kombit
Nder dhe respekt familjes.
LAVDI