Lëvizja Serbe, Dveri ka kumtuar se është e domosdoshme që qeveria e re të ketë edhe ministrinë për Kosovë të cilën e ka anuluar pushteti aktual në vitin 2021, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota Sot”.
Deputeti i Kuvendit të Serbisë nga ky subjekt Ivan Kostiç në deklaratën e shkruar vlerësoi se situata në Kosovë në secilën ditë është më e pasigurt dhe se ka “rrezik real që në afërmen e ardhme seriozisht të rrezikohet siguria e serbëve”.
“Një pjesë e koalicionit qeveritar dhe opozitës patriotike në Kuvendin e Serbisë janë të pajtimit se ruajtja e Kosovës në përbërjen e Serbisë duhet të jetë prioritet i qeverisë së re të Serbisë”, ka thënë Kostiç në kumtesë.
Ai ka nënvizuar se zyra për Kosovës “duhet të ngritët në nivelin e ministrisë dhe duhet fuqizuar në mënyrë shtesë si në njerëz ashtu edhe financiarisht".
"Politika e Dverit është e qartë si kristal dhe për ne është prioritet zhvendosja e bisedimeve nga Brukseli në OKB, ku mund të vazhdojnë bisedimet me pakicën shqiptare nën respektimin maksimal të rezolutës 1244 dhe ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë”, tha Kostiç.