Darija Aslamova e cila është kapur dje nga policia e Kosovës, pas vëzhgimit të lëvizjes me dyshimin se merret me aktivitete spiunimi pas marrjes në pyetje, është dëbuar nga Kosova, lajmin për “lirimin” e saj e kanë transmetuar gazeta serbe “Telegraf”, njofton “Bota Sot”.
Në njoftimin e këtij mediumi serb thuhet se Prishtina e ka liruara gazetaren ruse – gjatë natës asaj i është lejuar të dal nga stacioni policor dhe në kufirin serb la arritur rreth orës 4 të mëngjesit.
Vetë “gazetarja” Aslamova ka njoftuar se kishte dërguar email redaksisë së gazetës “Komsompljske pravde” në Moskë ku e ka informuar se ajo gjendet në Rashkë. Autoritetet e Kosovës , sipas saj e kanë liruar gjatë natës, ndërsa pastaj me autobus ka ka kaluar kufirin, ka njoftuar gazeta “Spurnjik”.
“Në kufi kam arritur rreth orës 4 të mëngjesit të sotshëm, në hyrje jam intervistuar edhe nga kufitarët serb. Ata janë përpjek të mësojnë shkakun pse nuk ka asnjë vërejtje në depërtimin jashtë Kosovës”, ka thënë Aslamova.
Darija Aslamova ka kumtuar se gjatë kohës sa ajo ka qëndruar në stacionin e Policisë në Kosovë, kanë diskutuar se mund ta shkëmbejnë për amerikanët apo ta dorëzojnë edhe në Ukrainë. Si dihet më herët ministri i brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka theksuar se është arrestuar gazetarja ruse Darija Aslamova me dyshimin për marrje me aktivitete spiunimi.