Ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Daut Haradinaj bashkë me ish-Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe të luftës në Kroaci, Agim Çeku, po qëndrojnë në këtë shtet, ku në kazermën ushtarake "Tadija Anušič" kanë përcjellur nga afër "Sinjska Alka" garë e Vitezëve (kreshnikëve) kroatë që është garë tradicionale shumë e lashtë dhe e vetme e llojit të tillë në Evropë.
Haradinaj përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se në këtë ngjarje, ndjenjë e veçantë ishte takimi me Gjeneral Mirko Norac.
Ky i fundit është i njohur për luftën dhe sakrificën në shumë operacione.
"Respekt për shtetin mik, Kroacinë dhe për popullin kroat që gëzojnë shumë respekt për Kosovën!", ka përfunduar Haradinaj.