Gazeta “Objektiv” dhe medie tjera kanë sulmuar editorin e “Danas” Dragan Sholaka për pranimin e Kosovës, duke botuar listën e vendeve dhe ushtrive më të fuqishme, që pastaj pas reagimeve ai tekst dhe titull është ndryshuar, transmeton “Bota Sot”.
Redaktorët e Sholak shpejtë pas publikimit kanë ndryshuar titullin e tekstit, por në rrjetet sociale është vërejtur ky publikim i “turpshëm” dhe është komentuar e po komentohet.
Mediumi manjat “Danas”, që ndodhet nën kontrollin e Dragan Sholak, publikoi lajmin ku në mënyrë direkt e pranon pavarësinë e Kosovës.
Në portalin “Danas” u publikua lajmi me titullin “Forca ushtarake e vendeve: Në cilin vend gjendet Serbia e në cilin Kosova”. Në lajmin e njëjtë ku Kosova futet në rendin e shteteve, qëndron fjalia se “Kosova gjendet në vendin 140 nga 142 vende që janë marr në shqyrtim edhe krahasim.
Me këtë lajm, mediumi i Sholak tregoi si e sheh statusin e “krahinës jugore” dhe si nëse ai do të udhëhiqte politikën e Serbisë ndaj Kosovës nëse do arrinte në pushtet.
Krahas kësaj se hapur Kosovën e kanë pranuar si shtet, ata shtesë kanë tentuar të fshehin fuqinë e Serbisë, kështu që nuk kanë publikuar të dhënat e plota se Serbia është forca më e fortë në rajon, më e fuqishme se edhe Bullgaria edhe Kroacia dhe tjerat.
Redaktorët e Sholak shumë shpejtë pas publikimit e nisjes së reagimeve ndryshuan titullin në tekstin e publikuar, po reagimet ishin të shumta në rrjetet sociale, shkruan “Objektiv”.