Një 39-vjeçar ka vdekur dje pasdite në fshatin Burnicë të Gjilanit, si pasojë e rënies së lisit mbi të, derisa ishte duke prerë drunjë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, duke thënë se viktima ishte nga Kaçaniku.
Si pasojë e lëndimeve të marra, i njëjti ka vdekur rreth një orë më vonë pasi i kishte rënë lisi.
“Ju njoftomë se me datën 09.08.2022 rreth orës 16:53 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i kosovës (1983 ) me vendbanim në komunë të Kaçanikut ishte duke prerë drunjë , në një moment një lis e ka zënë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marra rreth ores 18:00 mjeku kujdetar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për tu marrë me rastin.. Me urdhër të prokurorit të shtetit kufoma do të dërgohet në IML. Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale”, tha Hashani.
Mediat lokale kanë publikuar foton e viktimës, Kosum Reka.