Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj duket se e ka pasur të ngjeshur agjendën me dasma këtë verë.
Që nga muaji qershor e deri më sot, Haradinaj, sipas fotografive të postuara në rrjetin e tij social Facebook, ka qenë mysafir në shumë dasma.
Haradinaj duket se është një mysafir i respektuar, pasi ftohet shumë nëpër ahengje familjare.
Këtë herë ai ishte mysafir në dasmën e vëllait të dëshmorit Luan Pozhegu.
"Luan Pozhegu, vëllai i Dëshmorit Lulzim Pozhegu, dikur i qëndronte afër babes tim dhe kujdesej për vështirësitë e tij.
Sot pata nderin t'i bashkohem gëzimit të Luanit dhe Dashuries në martesën e birit të tyre Blendit me Diellzën.
Jetë të lumtur çiftit!", ka shkrua ai.