Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka njoftuar se sot janë bërë 6 vjet prej kur babai i saj ka vdekur.
Në këtë përvjetor, Musliu ka ndarë disa fjalë prekëse për babain e saj.
“Dashuria më e madhe e jetës, mbreti i zemrës time, krenaria ime, më mungon çdo sekond, minut e orë”, ka shkruar ajo.
“Në vend që të qaj për Ty, unë vazhdojë të të gjej forcën në këshillat tua që më mësuan të kaloj çdo sfidë e në përqafimet tua që më dhanë mbështetje e lumturi pafund. Faleminderit që bashkë me mamin, më mësuat të jetoj e punoj me dinjitet e dashuri për familjen, miqt e dashamirët duke mos ja kthyer kurr shpinën vendit tim”, ka shkruar Musliu.
Postimi i plotë
Babi im, sot u bënë 6 vite pa Ty
Dashuria më e madhe e jetës, mbreti i zemrës time, krenaria ime, më mungon çdo sekond, minut e orë!
Në vend që të qaj për Ty, unë vazhdojë të të gjej forcën në këshillat tua që më mësuan të kaloj çdo sfidë e në përqafimet tua që më dhanë mbështetje e lumturi pafund.
Faleminderit që bashkë me mamin, më mësuat të jetoj e punoj me dinjitet e dashuri për familjen, miqt e dashamirët duke mos ja kthyer kurr shpinën vendit tim.
Të dua deri në frymën e fundit!