Serbia i shprehu ngushëllime Malit të Zi përmes ambasadorit të shpallur non-grata, reagon ashpër Gjukanoviq

Lajme

Serbia i shprehu ngushëllime Malit të Zi përmes ambasadorit të shpallur non-grata, reagon ashpër Gjukanoviq

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 10:06
Milo Gjukanoviq dhe Aleksandar Vuçiq

Mali i Zi e ka vlerësuar si nënçmim dhe provokim mënyrën se si ka zgjedhur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, t’i shpreh ngushëllime presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, për tragjedinë që ndodhi në Cetinjë. Në këtë tragjedi, një person vrau 10 persona e plagosi disa të tjerë.

Siç raporton ‘Danas’, Vuçiqi i ka nisur ngushëllime Gjukanoviqit përmes ambasadorit Vladimir Bozhoviq, që më 2020 ishte shpallur person non grata. Kjjo është vlerësuar si e papranushme, provokim dhe tensionim i mëtejmë i raporteve mes dy vendeve.

Bozhoviq ishte shpallur person i padëshirueshëm në Mal të Zi gjatë kohës sa ishte ambasador në nëntor të vitit 2020.

Sipas mediumit serb, ishte Bozhoviq që dërgoi nëpërmjet një imelle zyrtare letrën e ngushëllimit të presidentit serb.

“Lëvizja e sotme paraqet një akt tjetër mosrespektimi ndaj institucioneve të Malit të Zi. Është e papranueshme që Bozhoviq ta përdorë ngjarjen tragjike në Cetinjë për të vazhduar praktikën e tij të përfaqësimit të rremë dhe shkeljes së konventave ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Presidencës së Malit të Zi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat