Ministrja serbe: Vuçiq do të bëjë gjithçka për të ruajtur interesat kombëtare

Lajme

Ministrja serbe: Vuçiq do të bëjë gjithçka për të ruajtur interesat kombëtare

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 12:23
Darija Kisiq, Aleksander Vuçiq

Ministrja e Punës në Qeverinë e Serbisë, Darija Kisiq, vlerësoi se qytetarët e Serbisë duhet të jenë të qetë dhe ta dinë se presidenti i tyre, Aleksandar Vuçiq, do të bëjë gjithçka sot në Bruksel, siç ka bërë deri më tani, për të ruajtur interesat shtetërore dhe kombëtare.

“Politika për të cilën presidenti Vuçiq mbron pa rezerva është politika e së ardhmes – që të gjithë qytetarët në rajon të jetojnë në paqe dhe prosperitet, që të punojmë dhe të fitojmë para, të hapim fabrika dhe vende të reja pune”, shkroi Kisiq në Instagram.

Kujtojmë, se mes Kosovës dhe Serbiës janë duke u zhvilluar bisedime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat