Mali i Zi, bie qeveria e Dritan Abazoviqit

Lajme

Mali i Zi, bie qeveria e Dritan Abazoviqit

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 07:45 Përditësuar në ora: 18:43 më 19.08.2022
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Abazoviq: Jam shumë i relaksuar, menduan se ua mbroj krimin që e bën për 30 vjet

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur për seancën e mos-besimit që po vazhdon të mbahet kundër tij, për të cilën tha se ndihet fare i relaksuar në lidhje me të.

Ai tha se është i kënaqur me punën e qeverisë së tij, teksa disa prej vendimeve i cilësoi edhe si historike.

Sa i përket arsyes për mocionin, Abazoviq tha se njëra ndër to është edhe përkatësia e tij etnike, por edhe punët, që sipas tij, i ka bërë në drejtim të luftimit të krimit dhe korrupsioni.

“Absolutisht po duan që të më rrëzojnë që jam shqiptar, por kjo s’është e vetmja çështje. Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë gjë por ata kanë menduar se unë do të jem kryeminsitër që do ta mbrojë krimin e organizuar që e kanë krijuar për 30 vjet dhe kur e kanë pa se nuk ka lojë më me këtë çështje dhe kur kanë filluar të hyjnë nëpër burgje dhe kur kanë filluar të nisen procese gjyqësore kundër njerëzve që bëjnë krim, atëherë kanë kërkuar shkakun dhe e kanë gjetur në këtë kontratë që është bërë me Kishën Ortodokse por qartë se ajo s’është nga shkaku kryesor”, është shprehur Abazoviq.

Tutje, ai tha se politika në Mal të Zi ka mbetur në nacionalizmin e viteve të ’90-ta ku sipas tij, njerëzit nuk kanë qejf të bëhen ndryshime por të mbahet një status-quo, për të cilën tha se nuk është politikë e tij.

“Jam fare i relaksuar dhe gjithsesi do të shkojmë në zgjedhje, ose për 2 muaj ose për 5 muaj, por zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mal të Zi janë shumë afër”, u shpreh Abazoviq.

Kurse, sa i përket mocionit që po mbështetet edhe nga disa deputetë shqiptarë në Mal të Zi, Abazoviq u përgjigj me “çka me thënë, 30 vjet mos-ndryshimi i pushtetit lë pasoja”.

“Të arrijë Mali i Zi që ta ketë kryeministrin shqiptar dhe të vijë në atë moment kur dikush prej partive shqiptare të votojë kundër që një shqiptar të jetë kryeministër, ajo besoj se nuk ndodh askund tjetër.  Unë do të dalë si fitues, postet s’janë me rëndësi, me rëndësi është të kesh vizion”, tha Abazoviq.

Kujtojmë se mocionin për rrëzimin e Qeverisë Abazoviq e kanë nënshkruar 36 deputetë dhe për rrëzimin e tij nga posti i kryeministrit duhen 41 vota.

Abazoviq e Mandiq bisedojnë për një reformim të mundshëm të qeverisë

Deputeti serb i Frontit Demokratik në Mal të Zi, Andrija Mandiq, pas takimit me kryeministrin Dritan Abazoviq tha se janë duke biseduar për një reformim të mundshëm të qeverisë.

Sa i përket seancës së kuvendit në të cilën po mbahet mocioni i mosbesimit, Mandiq tha se “nuk dihet a vazhdon, parlamenti i ka punët e veta”.

Siç mësohet, tani kryeministri Dritan Abazoviq është duke e shqyrtuar mundësinë për një reformim të mundshëm.

Kujtojmë se më herët në një deklarim kryeministri Abazoviq tha se ndihet tejet i relaksuar sa i përket çështjes së mocionit.

Abazoviq: Boshkoviq dhe Konjeviq ekzekutorët politikë të destabilizimit të shtetit

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, akuzoi zyrtarët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe Partisë Socialdemokrate (SDP), Predrag Boshkoviq dhe Rashko Konjeviç, se janë pjesë e një plani që e shtyn Malin e Zi drejt destabilizimit.

Ai këtë e ka thënë teksa ka folur për destabilizimin e afërt të shtetit, pas kapjes së cigareve në Portin e Tivarit, duke e lidhur me ish-zyrtarë të lartë të Administratës së Policisë, Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe kompanisë ndërtimore Bemax, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.

“Kush janë interpretuesit politikë të destabilizimit të Malit të Zi – Rashko Konjeviq (SDP) dhe Pegja Boshkoviq (DPS). Zbatuesit politikë të kësaj. E pyes kolegun Boshkoviq nëse ka qenë në takimin në Bandiqi pas 30 gushtit me ekipin e përmendur?A ishte ai pjesë e asaj bisede? Ishte për të mos njohur rezultatet, por për të filluar kaos në rrugët e Malit te Zi? E ekspozova plotësisht at\ë oktapod dhe zor se mund të kthehet, edhe nëse formoni një qeveri në të cilën do të këni ndikim dhe popullit tuaj. Po thërras një Prokurori Speciale të Shtetit për të verifikuar këto pretendime dhe për të vënë drejtësinë në lidhje me mua dhe këdo tjetër”.

Konjeviq është aktual dhe Boshkoviç ish-ministër i Mbrojtjes. Abazoviq deklaroi se “këta janë njerëzit që po e shtyjnë Malin e Zi drejt destabilizimit”.

“Unë pohoj se, do të fusja dorën në zjarr. Shpjegova për Mportalin, më duhet të sqaroj për Portalin Analitika, edhe për Pobjedën, edhe për Drashko Gjuranoviqin, edhe për Darko Shukoviqin, edhe për Ljub Filipoviqin, edhe për shume te tjere.Po shpjego se cili eshte narrativa dhe kush financon kë… Më lejoni të pyes nga i kanë marrë apartamentet, kush i ka shlyer kreditë…”

Abazoviq deklaroi se është i gatshëm të zbulojë “të gjitha gjërat që fshihen nën qilim”.

“Përkundrazi janë masa sekrete që u kryen ndaj skallarëve dhe që ish-PSP-ja përfundoi në media. Unë e ftoj SDT-në të kontrollojë se si erdhën tek ata dhe ofroj të ofroj gjetjet e mia. Në ndërkohë vritet djali i Zoran Lazoviqit – Petari, e më pas në Bemax fillon përleshja dhe ndahen mes tyre. Njërin e ruajnë 22 persona të armatosur, ndërsa tjetri nuk e di numrin e saktë, por asgjë më pak. Kur piramida bie, ata tërheqin një ACE në mëngë – Marrëveshja Themelore. Po zhvillohet një aksion i organizuar për destabilizimin e shtetit. DPS po e shtyn Malin e Zi në probleme të mëdha me këtë politikë. Nuk e di nëse presidenti i DPS-së merr më shumë vendime në emrin tuaj apo është shantazhuar”. dhe më pas brenda Bemax fillon një përleshje, kështu që ata ndahen mes tyre. Njërin e ruajnë 22 persona të armatosur, ndërsa tjetri nuk e di numrin e saktë, por asgjë më pak”.

“Kur piramida bie, ata tërheqin një ACE në mëngë – Marrëveshja Themelore. Po zhvillohet një aksion i organizuar për destabilizimin e shtetit. DPS po e shtyn Malin e Zi në probleme të mëdha me këtë politikë. Nuk e di nëse presidenti i DPS-së merr më shumë vendime në emrin tuaj apo është shantazhuar”. dhe më pas brenda Bemax fillon një përleshje, kështu që ata ndahen mes tyre. Njërin e ruajnë 22 persona të armatosur, ndërsa tjetri nuk e di numrin e saktë, por asgjë më pak. Kur piramida bie, ata tërheqin një ACE në mëngë – Marrëveshja Themelore. Po zhvillohet një aksion i organizuar për destabilizimin e shtetit. DPS po e shtyn Malin e Zi në probleme të mëdha me këtë politikë. Nuk e di nëse presidenti i DPS-së merr më shumë vendime në emrin tuaj apo është shantazhuar”.

Nimanbegu, Abazoviqit: S’e keni luftuar korrupsionin dhe nepotizmin

Në kuvendin e Malit të Zi është duke u mbajtur seanca për mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Dritan Abazoviq.

Deputeti shqiptar Genci Nimanbegu i cili e përkrahë mocionin, e ka kritikuar kryeministrin Dritan Abazoviq duke thënë se nuk e ka luftuar korrupsionin dhe nepotizmin.

“Edhe kjo qeveri keq si krejt qeveritë e tjera. Nuk ka punuar mirë, pse kaq shpejt e ke bërë marrëveshjen me kishën ortodokse serbe, pse po votojnë të gjithë kundër kësaj qeverie? Sepse nuk kanë besim në të”.

“Ju Abazoviq në 100 ditët e qeverisjes suaj, keni treguar që mund të përfshihen edhe pakicat, gjë që s’ka ndodhur më herët, por për fat të keq kemi ardhur në një situatë ku duhet ta përkrahim mocionin”.

Deputetja e URA: Nëse diçka duhet të bjerë sot është Kuvendi, jo Qeveria

Deputetja e Lëvizjes Qytetare URA, Bozena Jelushiq, ka bërë të ditur se nëse sot në Malin e Zi duhet të bjerë diçka është kuvendi dhe jo qeveria.

“Nëse diçka duhet të bjerë sot, është ky Kuvend dhe nëse diçka duhet të mbijetojë me këtë lloj Kuvendi, atëherë është kjo Qeveri. Ashtu si është, me një gjykatë e një tjetër, me gjinitë që ka, se është Mali i Zi siç e kemi ne, ashtu jemi, as më mirë as më keq… Kjo qeveri është e vetmja që jep njëfarë të mundësisë”.

Ajo u bëri thirrje nënshkruesve të dy kërkesave për shkarkimin e Qeverisë që të marrin përgjegjësinë dhe të formojnë Qeverinë e re.

“Përpiquni të zhbllokoni Malin e Zi, në mënyrë që rruga e tij, simbolikisht, të mos shkojë drejt Venezuelës apo Rusisë”, tha Jelushiq.

​Abazoviq: U ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë, shqiptar

Në Parlamentin e Malit të Zi po zhvillohet seancë dhe debat ku është iniciuar mocion për rrëzimin e Qeverisë së Dritan Abazoviqit.

Nisma për thirrjen e mocionit është e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq, mbështetur nga pesë parti.

Janë 36 nënshkrime të mbledhura deri më tani nga deputetët për thirrjen e kësaj seance, derisa duhen edhe pesë të tjera.

Abazoviq në seancë mes tjerash ka thënë: ”Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme”.

Kryeministri Abazoviq ka shtuar: “Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Herën tjetër bashkohuni ne dashuri. Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione e bash për këtë duhet të bashkohemi. Pres diskutimin dhe përpjekjen e sotme për të shpjeguar pse erdhi iniciativa për rrëzimin tim, kush është frymëzuesi dhe çfarë fshihet pas saj”.

Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill, derisa mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë që drejton ai është thirrur pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

Ka filluar seanca për rrëzimin e Abazoviqit

Seanca e sotme për diskutimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeveirsë së Dritan Abazoviç në Parlamentin e Malit të Zi ka mbledhur kuorumin e nevojshëm për ta futur në agjendë.

54 deputetë e adoptuan rendin e temave të ditës në ora 11:45, përkatësisht 45 minuta me vonesë nga ç’parashihej.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Socialistëve, Danijell Zhivkoviç, nga partia njëherit edhe ka inicuar mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç, tha se qeveria duhet të rrëzohet sot për shkak të braktisjes së agjendës evropiane, agjendë kjo për të cilin në rend të parë DPS-ja i kishte siguruar shumicën parlamentare.

Mocioni i mosbesimit erdhi si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjes së ashtuquajtur “Themeltare” me Kishën Ortodokse Serbe nga Dritan Abazoviç.

“Marrëveshja për mbështetjen e qeverisë së pakicës është krijuar që qeveria të merret me çështjet e krizës institucionale, kthimit të besueshmërisë në sistemin e shëndetësisë dhe sigurisë. Në vend që të zhbllokojë institucionet, në vend që ta bëjë vendin të aftë. dhe gati për t’u anëtarësuar në BE në 2025 – ai shans nuk u shfrytëzua. Kishte disa tema dhe detyrime të tjera”, tha Zhizhkoviç.

Ministri shqiptar në Mal të Zi: Nuk dihet se a do të rrëzohet qeveria

Ministri i Komuniteteve në Malin e Zi, Fatmir Gjeka, thotë se ende nuk dihet se a do të rrëzohet qeveria me mocion mosbesimi.

Gjeka për media tha se seanca e sotme do të jetë shumë interesante dhe tek pas saj do të kuptohet se çfarë do të ndodh pasi disa subjekte opozitare janë konfuze për votën që do të japin.

“Situata është komplekse pas nënshkrimit të kontratës me Kishën Ortodokse Serbe e cila për mua ka qenë një kontratë e njëjtë si të gjitha kontratat tjera me bashkësitë fetare”.

Kemi dy iniciativa një nga opozita me 38 nënshkrime dhe një tjetër në shtator. Nëse merren të dy iniciativat janë 68 nënshkrime për të rrëzuar qeverinë, njëra sot e tjetra më 2 shtator. Një pjesë e subjekteve janë ende konfuze dhe gjatë debatit pritet se si do të shkojë debati në Kuvend. Do të jetë një seancë interesante. Sido qoftë do të jetë interesante se çfarë do të ndodhë. Pas mocionit nëse ndodhë nuk shoh stabilitet politik e as që do të shkojmë në zgjedhje apo rikonstruksion të kësaj qeverie. Deri në fund të ditës do të dihet se çfarë do të ndodhë”, tha Gjeka.

Dita e rrëzimit apo mbijetesës për Qeverinë e Abazoviqit?

Më 19 gusht, Kuvendi i Malit të Zi, do të mbajë votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviq.

Seanca është caktuar në orën 11:00.

Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviq me ministrat e kabinetit të tij.

Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Kjo marrëveshje u vlerësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit.

Iniciatorët po ashtu kanë vlerësuar se Qeveria ka pasur detyrë prioritare reformimin e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit, ashtu që të përshpejtohet procesi i integrimit evropian.

“Për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Abazoviqit, që rezulton në rritje të tensioneve në shoqëri, dhe humbje potencialisht të pariparueshme të kohës për përmbushje të obligimeve nga agjenda jonë evropiane, Qeveria e ka humbur legjitimitetin e saj”, është thënë në iniciativë.

Një pjesë e partive nuk kanë qëndrim të qartë

Është e paqartë se cili do të jetë epilogu i seancës parlamentare, sepse Fronti Demokratik, pro-serb dhe pro-rus, Demokratët e Alleksa Beçiqit, Partia Boshnjake dhe as një pjesë e partive kombëtare shqiptare, nuk kanë qëndrim të qartë rreth nismës për rrëzimin e Qeverisë.

Një pjesë e votave të tyre - të paktën pesë - nevojiten për rrëzimin e Qeverisë.

Vetë kryeministri Abazoviq, nuk ka mundur të deklarojë me siguri nëse Qeveria do të mbijetojë apo do të rrëzohet në këtë seancë parlamentare.

Ai vazhdimisht ka paralajmëruar se nëse Qeveria “i mbijeton votës”, është i gatshëm që të nesërmen të rindërtojë Qeverinë, në marrëveshje me Frontin Demokratik, që aktualisht është në opozitë, si dhe me demokratët e partitë tjera që duan të përfshihen në udhëheqësi.

Votat e kujt janë të sigurta?

Iniciatorët për rrëzimin e Qeverisë kanë 36 deputetë të shumicës parlamentare, të udhëhequr nga Partia e Gjukanoviqit, e cila i ka dhënë më parë mbështetje pakicës së kryeministrit Abazoviq.

Së bashku me këtë parti, nismën për rrëzimin e Qeverisë e ka përkrahur edhe Partia Socialdemokrate, e cila ka dy poste ministrore, Socialdemokratët, që janë në opozitë, Partia Liberale dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.

Qeveria e Abazoviqit është formuar më 28 prill, meqë në shkurt është rrëzuar Qeveria e Zdravko Krivokapiqit, pikërisht me iniciativën e Abazoviqit.

Qeveria e Krivokapiqit është formuar nga Fronti Demokratik, Demokratët, dhe Lëvizja qytetare, URA, e Abazoviqit.

Qeveria e ekspertëve, në krye me Krivokapiqin, dhe ajo e pakicës, në krye me Abazoviqin, janë formuar në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të gushtit 2020.

Në atë proces zgjedhor, opozita e atëhershme pati mundur Partinë Demokratike të Gjukanoviqit (DPS) dhe partinë e saj partnere.

Në ato zgjedhje parlamentare, DPS ka humbur pushtetin pas 30 vjetëve dhe ka kaluar në opozitë.

Mundësi e re për të rrëzuar Qeverinë më 2 shtator

Nëse Qeveria e Abazoviqit mbijeton, e ardhmja e saj do të sfidohet sërish më 2 shtator, kur do të mbahet seanca e re e Kuvendit, me iniciativën e Frontit Demokratik dhe Demokratëve.

Këtë propozim e kanë paraqitur 32 deputetë, duke kërkuar njëkohësisht që në atë seancë të diskutohet edhe shkarkimi i kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviq.

Si arsye për rrëzimin e Qeverisë, deputetët kanë përmendur humbjen e kapaciteteve funksionale dhe thellimin e krizës ekonomike.

"Qeveria e kryeministrit Abazoviq vazhdimisht ka treguar paaftësinë e saj për t'u mbrojtur nga ndikimet e brendshme destruktive politike, të cilat çuan në mosbesim të ndërsjellë dhe konfrontime të vështira brenda vetë Qeverisë. Kjo shkaktoi pasiguri dhe ekstremizëm të situatës në Mal të Zi."

Partitë opozitare nuk kanë shpjeguar pse kanë propozuar një datë të re për diskutimin e rrëzimit të Qeverisë së Abazoviqit, kur të premten, më 19 gusht, do të votohet për diçka të tillë.

Dy nismat për rrëzimin e Qeverisë së Abazoviqit janë nënshkruar nga gjithsej 68 deputetë të partive në pushtet dhe opozitë, nga 81 deputetë sa janë në Kuvendin e Malit të Zi./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat