Zyrtari serb, Petar Petkoviq, që drejton të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka folur sot para mediave për takimin e djeshëm mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Petkoviq thotë se Vuciq ka dhënë dje dy propozime në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, por që të dyjat, sipas tij, i ka refuzuar Kryeministri Kurti.
Derisa ai shpjegonte këto dy propozime, para mediave ka shfaqur një ilustrim të tabelave të Kosovës, ku shkruan “RKS” dhe është e vendosur emblema e shtetit të Kosovës.
Sipas Petkoviqit, Vuçiq ka propozuar që qytetarëve që jetojnë në Serbi t’u lëshohen letrat “hyrje/dalje”, por jo edhe për serbët që jetojnë në Kosovë.
Propozimi i dytë thotë se ka pasur të bëjë me tabelat RKS, të cilat thotë se Serbia i ka pranuar në vitin 2011.