I relaksuar duke 'kruar' dhëmbët, kështu e priti Gjukanoviq rrëzimin e Abazoviqit

Lajme

I relaksuar duke 'kruar' dhëmbët, kështu e priti Gjukanoviq rrëzimin e Abazoviqit

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 13:17
Milo Gjukanoviç

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi me shumicë vote kanë votuar  për rrëzimin e Qeverisë së Dritan Abazoviqit.

50 nga 81 deputetë votuan natën e së shtunës me iniciativën e partisë së presidentit Milo Gjukanoviç dhe katër grupeve parlamentare.

Derisa rrëzimi i Abazoviqit ishte drejt fundit, Milo Gjukanoviq, është parë i relaksuar duke shijuar ushqimin në një restaurant në Mal në Mal të Zi.

36-vjeçari Abazoviq e mori postin më 28 prill, pasi qeveria e mëparshme proserbe u rrëzua nga parlamenti.

Qeveria e Abazoviqit ishte një koalicion shumë partiak i pakicës me partinë e tij URA.

Të Gjelbrit, socialdemokratët, partitë etinke të shqiptarëve dhe boshnjakëve si edhe një partie proserbe. Abazoviq do të vazhdojë të drejtojë qeverinë në detyrë, deri sa të zgjidhet kryeministri i ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat